BBVK5 zbulon 21 banorët e këtij sezoni! Ja lista e plotë e konkurrentëve që do të luftojnë për çmimin e madh…

Alaudin Hamiti via Instagram
Alaudin Hamiti via Instagram

Big Brother VIP Kosova 5 ka zbuluar të gjithë protagonistët e edicionit të pestë! Pas një premiere plot surpriza, tashmë dihen emrat e 21 banorëve që do të jetojnë së bashku në shtëpinë më të famshme në Kosovë, në garën për çmimin e madh.

Këtë vit, produksioni vendosi të ndryshojë traditën, duke e nisur aventurën një ditë përpara spektaklit zyrtar. Mbrëmjen e 29 tetorit, dyert e shtëpisë u hapën për tre konkurrentët e parë: Arlinda Morina, Antoneta Koçi dhe reperi Nichi.

Ndërsa gjatë Prime-it të parë, të mbajtur më 30 tetor, shtëpisë iu bashkuan edhe 18 banorë të tjerë, duke e çuar në 21 numrin e përgjithshëm të konkurrentëve.

Lista e plotë e 21 banorëve të BBVK5

Mes emrave të këtij sezoni ka edhe personazhe që i njeh nga eksperiencat e mëparshme televizive. Antoneta Koçi ka qenë pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”, ndërsa Nichi dhe Bejta njihen për aktivitetin e tyre muzikor.

Vëmendje të veçantë mori edhe Arlinda Morina, regjisorja 43-vjeçare, e cila ka ndarë në profilin e saj në Instagram se është e mbijetuar nga kanceri.

Edicioni i pestë do të moderohet nga Alaudin Hamiti, ndërsa karriget e opinionistëve do të mbahen nga Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani.

Tashmë, me të 21 konkurrentët brenda shtëpisë, ka nisur zyrtarisht bashkëjetesa dhe gara për çmimin e madh. Në ditët në vijim pritet të kuptohet se cilët banorë do të krijojnë aleancat e para, kush do të përfshihet në debatet e para dhe cilët do të bëhen favoritët e publikut.