“Vajzë apo djalë?” Sara Gjordeni reagon pas aludimeve dhe zbulon të vërtetën për bebin e dytë...

Sara Gjordeni via Instagram
Sara Gjordeni via Instagram

Vetëm një ditë pasi dha lajmin emocionues në She’s on Top se ajo dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të dytë, Sara Gjordeni ka vendosur t’u japë fund thashethemeve që po qarkullojnë në rrjet.

Pas qindra urimeve dhe mesazheve në Instagram, ish-banorja e Big Brother VIP Albania ndau me ndjekësit disa detaje nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj.

Sara tregoi se kjo shtatzëni po rezulton më e vështirë krahasuar me të parën, sidomos për shkak të simptomave fizike, megjithatë theksoi se bebushi është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Bebi është shumë mirë, por është një shtatzëni që nuk do e konsideroja aspak të lehtë sa i përket simptomave të mia,” – u shpreh ajo, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe dashurinë e madhe.

Sara Gjordeni via Instagram Story

Ndërkohë, rrjeti u mbush menjëherë me aludime se vajza e tyre, Nea, do të bëhet me një motër. Por Sara Gjordeni vendosi t’i vërë “pikat mbi i”, duke sqaruar se as ajo dhe as Bardhi nuk e dinë ende gjininë e foshnjës.

Ajo shtoi se momentin e zbulimit të gjinisë do ta ndajnë me publikun vetëm kur të ndihen gati.