Lamine Yamal i shkruan influencueses shqiptare? Almira Azemi zbulon mesazhin që bëri bujë...

Lamine Yamal i shkruan influencueses shqiptare? Almira Azemi zbulon mesazhin që bëri bujë...

Ylli i FC Barcelona, Lamine Yamal, është kthyer në një nga emrat më të komentuar në rrjet pas zbulimit surprizë të bërë nga influencerja shqiptare Almira Azemi.

Gjatë një interviste në Spicy Show me moderatorin Toney, Almira u pyet për personazhin më të famshëm që i ka shkruar ndonjëherë në Instagram.

Fillimisht, 23-vjeçarja u tregua e rezervuar, duke zbuluar vetëm se bëhej fjalë për një figurë me famë ndërkombëtare. Por pas insistimit të moderatorit, i cili dha disa “indicie” se ishte futbollist dhe më i ri në moshë se ajo, Almira konfirmoi se bëhej fjalë për Lamine Yamal.

Rrëfimi i saj shkaktoi menjëherë reagime në studio dhe në rrjetet sociale, ndërsa influencerja tregoi se mesazhi nga talenti i Barcelonës e kishte surprizuar.

Megjithatë, Almira Azemi sqaroi se komunikimi mes tyre ka qenë krejtësisht miqësor dhe normal, pa nënkuptime romantike apo flirt.

Aktualisht, Lamine Yamal është në një lidhje publike me influenceren Ines Garcia, çka e ka bërë këtë deklaratë edhe më virale në rrjet.