“Mes emocionesh”/ Sara Gjordeni konfirmon lajmin e bukur të shtatzënisë në nisje të “She’s on Top”

Sara Gjordeni via Instagram
Sara Gjordeni via Instagram

Ka nisur zyrtarisht java e parë e sezonit të ri të “She’s on Top”, me sfida, prezantime dhe emocione të forta në skenë.

Por vëmendjen kryesore nuk e morën vetëm konkurrentet, por moderatorja Sara Gjordeni, e cila surprizoi publikun me një deklaratë personale gjatë transmetimit live.

Pak para nisjes së sfilatave, Sara ndau me shikuesit një moment të veçantë, duke konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me këngëtarin Bardhi.

Instagram Reel
DYurdMNsMjY

Çifti, i cili u njoh dhe nisi historinë e dashurisë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, pritet kështu të zgjerojë familjen sërish pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Përveç këtij lajmi të bukur, emisioni zbuloi edhe formatin e ri të jurisë, ku vlerësimi i konkurrenteve do të bëhet nga modelja Françeska Rustem dhe stilisti Niko Komani.

Në episodin e parë nuk munguan as të ftuarit specialë, ku në skenë u panë Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duke i dhënë një nisje plot energji këtij sezoni të ri.