Ajkune, e njohur për aktivitetin e saj në industrinë e bukurisë, është një nga banoret e konfirmuara të edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo është biznesmene dhe profesioniste në fushën e flokëve, me një aktivitet të lidhur me sallonet e bukurisë dhe tregtimin e produkteve për kujdesin, ngjyrosjen dhe stilimin e tyre. Ndër vite, Ajkune ka zhvilluar disa biznese në këtë sektor, me prani si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë.

Puna e saj e ka afruar edhe me emra të njohur të showbizit shqiptar. Fifi, Elijona Binakaj, Genta Ismajli dhe Oriola Marashi janë disa nga personazhet që shfaqen në videot e saj, përmes transformimeve të pamjes dhe kujdesit për flokët.
Tashmë, me hyrjen në “Big Brother VIP Kosova”, Ajkune do të ketë mundësinë të prezantohet para publikut përtej imazhit të një biznesmeneje të suksesshme.
Personaliteti i saj, raportet me banorët e tjerë dhe mënyra se si do të përballojë sfidat e reality show-t pritet të jenë në qendër të vëmendjes gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë.




