Kureshtja për nisjen e “Big Brother VIP Kosova 5” po rritet, pasi faqja zyrtare e formatit ka publikuar një video që duket se paralajmëron rikthimin e shumëpritur të reality show-t.
Në videon e shpërndarë shfaqen syri karakteristik i “Big Brother” dhe logoja e formatit, të shoqëruara me mesazhin: “A jeni gati? Sezoni i ri i BBVK 5”.
Ky publikim ka ngjallur interes te fansat, të cilët presin me padurim të mësojnë detaje të reja për edicionin e pestë të spektaklit, i cili çdo sezon tërheq vëmendjen e publikut.
Megjithatë, pavarësisht sinjalit të parë nga produksioni, data zyrtare e nisjes së BBVK 5 ende nuk është bërë e ditur.
Mbetet për t’u parë nëse njoftimi i radhës do të zbulojë datën e premierës apo do të sjellë të tjera surpriza për publikun. Deri atëherë, fansat do të duhet të presin për më shumë informacione rreth sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova.




