“Si me dëgju Gjestin”/ G-Bani ironizon mes kritikave ndaj Edi Ramës...

“Si me dëgju Gjestin”/ G-Bani ironizon mes kritikave ndaj Edi Ramës...

G-Bani, ish-banor i “Big Brother VIP Albania 4”, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të Kanye WestTiranë, por gjatë kritikave të tij nuk mungoi as një thumb ndaj ish-bashkëbanorit, Gjestit.

Përmes disa postimeve në Instagram, reperi kritikoi Edi Ramën, duke e akuzuar se po shpenzon miliona euro nga fondet publike për koncertin e artistit amerikan, ndërsa, sipas tij, nuk është treguar i njëjti vlerësim për emra që kanë kontribuar ndër vite në hip-hopin shqiptar, si West Side Family, Stine dhe 2Die4.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori një koment ironik i G-Banit, ku ai krahasoi mënyrën e komunikimit të kryeministrit me atë të Gjestit.

“Nuk din ça flet, osh si me nigju Gjestin.”

Me këtë koment, reperi riktheu edhe një herë në vëmendje raportin e tensionuar që pati me Gjestin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 4”, duke treguar se ironitë mes tyre vazhdojnë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Deri në këtë moment, Gjesti nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së G-Banit, ndërsa komenti i reperit ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme për këtë thumbim.