Sara Hoxha habit me postimin: “Brenda 5 sekondave…”

Sara Hoxha via Instagram
Sara Hoxha via Instagram

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment plot humor nga përditshmëria, duke treguar se edhe ajo nuk i ka shpëtuar “sulmit” të mushkonjave këtë verë.

Përmes një InstaStory, blogerja publikoi një foto pa grim, ku zbuloi se ishte pickuar në dy nga vendet më të bezdisshme të fytyrës, duke mos e fshehur habinë.

“Tell me si mund të të haj një mickonjë te syri dhe te hunda brenda 5 sekondave????”, shkroi ajo me humor.

Me sa duket, mushkonja nuk u mjaftua me një pickim të zakonshëm, por zgjodhi pikërisht syrin dhe hundën, duke e lënë Sarën të habitur.

Sara Hoxha via Instagram Story

Postimi i saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar me batuta, duke thënë se janë përballur me situata të ngjashme gjatë ditëve të nxehta të verës.