Inida Gjata ka treguar në “Ferma VIP” arsyen pse publiku e njeh prej vitesh me pseudonimin “Zhaku” dhe jo me emrin e saj të vërtetë, Inida.
Gjatë një bisede me banorët, ajo shpjegoi se në fillimet e karrierës nuk donte të identifikohej përmes famës së familjes së saj artistike. Sipas saj, dëshira ishte të krijonte emrin dhe identitetin e vet në mënyrë të pavarur.
Ajo u shpreh:
“Zhaku e kam emrin e artit se s’doja të identifikohesha me ata të shtëpisë kur fillova. Aktore mami, regjisor babi.”
Rrëfimi i saj është komentuar shumë në rrjet, pasi shumë ndjekës nuk e dinin që “Zhaku” ishte vetëm emër arti dhe se zgjedhja lidhej me dëshirën për të ndërtuar vetë karrierën e saj, pa mbështetjen e mbiemrit familjar.




