"I hupa krejt çka pata..."/Ola reagon sërish pas eleminimit...

Fabjola Elezaj via Instagram
Fabjola Elezaj via Instagram

Fabjola Elezaj ka reaguar sërish pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”, këtë herë përmes disa postimeve emocionale në rrjetet sociale.

Ajo publikoi fragmente nga kënga Yll Limani “Nuk po ec”, me vargje si:

“Prap i hupa krejt çka pata

Nuk po ec

Po du mu kthy kur u kon’ mirë”

Fabjola Elezaj via Instagram Story

Sipas reagimeve në rrjet, këto postime janë interpretuar si një reflektim për situatën që po kalon pas daljes nga formati dhe kritikave të shumta që mori pas incidentit në “Prime”.

Në deklaratat e saj të para pas eliminimit, Fabjola kishte pranuar se gaboi dhe tha se e konsideronte të drejtë vendimin e publikut. Ajo gjithashtu la të kuptohej se pjesa më e vështirë për të ishte ideja se mund të kishte zhgënjyer familjen.

Postimet e fundit po shihen nga ndjekësit si një përpjekje për të treguar pendesë dhe gjendjen emocionale që po kalon jashtë reality show-t.