Mimoza Ahmeti ka emocionuar publikun me një rrëfim shumë personal në “Ferma VIP”, teksa foli hapur për sakrificat dhe sfidat që ka kaluar pranë partnerit të saj, Leo.
Gjatë një bisede me Zhakun dhe Kostanën, poetja tregoi se prej vitesh po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore të partnerit, duke e cilësuar këtë periudhë si tepër të rëndë emocionalisht.
“Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme,” – u shpreh Moza, duke treguar se ka luftuar gjatë për ta mbështetur atë.
Ajo shtoi se ekzistojnë klinika në Europë ku partneri mund të trajtohet, por problemi kryesor mbeten kostot financiare.
“Në Europë ka klinika që mund ta rregullojnë, por është çështje lekësh,” – tha poetja.
Pavarësisht vështirësive, Moza u shfaq optimiste dhe me humor, duke treguar edhe një bisedë të veçantë mes saj dhe partnerit.
“I thashë një herë: po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, të blejmë një shtëpi të vogël… Dhe ai më tha: ‘Po ku e di ti kush jam unë, mbase kam një shtëpi timen’,” – rrëfeu ajo mes batutash.
Ky moment ka prekur shumë ndjekës në rrjet, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin, forcën dhe mënyrën autentike me të cilën Mimoza Ahmeti flet për jetën dhe sfidat personale.




