Probleme teknike në Itali, anulohen fluturime nga Tirana drejt 6 qyteteve: Ja çfarë duhet të dini...

Probleme teknike në Itali, anulohen fluturime nga Tirana drejt 6 qyteteve: Ja çfarë duhet të dini...

Pasagjerët që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Italisë duhet të tregojnë kujdes, pasi disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali.

Përmes një njoftimi zyrtar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë të ditur se anulimet prekin disa linja ajrore, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Instagram Post
DejNhstDMTj

Sipas njoftimit, fluturimet e prekura janë ato drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova.

Aeroporti njofton se po bashkëpunon me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të kufizuar ndikimin te pasagjerët.

Ndërkohë, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimeve të tyre përmes njoftimeve të kompanive ajrore, pasi mund të ketë ndryshime të mëtejshme.

Gjithashtu, udhëtarëve u rekomandohet të informohen përpara se të nisen drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe shqetësimet e panevojshme.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa pasagjerët këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo përditësim lidhur me fluturimet e prekura.