Pas triumfit, Selin surprizon: lidhja me Gimbon merr një tjetër drejtim...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Pas finales së Big Brother VIP Albania, Selin Bollati ka bërë reagimin e parë publik, duke ndarë emocionet e saj dhe duke ndezur menjëherë rrjetin.

Në postimin e parë, ajo u shfaq me look-un e finales dhe ndau një mesazh të gjatë mirënjohjeje, ku falënderoi publikun, produksionin dhe gjithë ekipin, nga Sara Hoxha te Ledion Liço. Për të, kjo eksperiencë nuk ishte vetëm një garë, por një “udhëtim drejt vetvetes”.

Selin Bollati via Instagram

Por ajo që mori gjithë vëmendjen ishte postimi i dytë.

Në një foto bardhë e zi, intime dhe shumë e komentuar, Selin shfaqet në krahët e Gimbo, në një moment të afërt që konfirmon lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë.

“To be continued…” – shkruan ajo, duke e shoqëruar me hashtagun #teamselimbo, një sinjal i qartë se historia e tyre nuk ka përfunduar me mbylljen e spektaklit.

Instagram Post
DXXAY1zDf0i

Ky reagim është interpretuar nga fansat si një “vulë” për marrëdhënien e tyre, duke kthyer çiftin në një nga më të komentuarit pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.