Pas triumfit të Selin në Big Brother VIP Albania, ka reaguar edhe babai i saj, duke ndarë emocionet në një intervistë për Shqipëria Live.
Ai u shpreh se kjo periudhë ka qenë e vështirë dhe e mbushur me emocione, duke theksuar se e ka përjetuar me shumë ankth rrugëtimin e së bijës brenda shtëpisë.
“Ka qenë një nga momentet më të vështira… mezi e kam pritur të niste spektakli,” – tha ai.
Një nga pikat më prekëse të rrëfimit ishte ndjenja e fajit që ka përjetuar gjatë kësaj kohe:
“Largësia ime e vështirësoi dhe më bëri të ndihem në faj,” – u shpreh ai, duke treguar se nuk ka qenë pranë familjes në këtë periudhë intensive.
Megjithatë, ai theksoi se gjithçka u shpërblye me finalen triumfuese, ndërsa zbuloi se kanë folur shkurt në telefon pas spektaklit. Sipas tij, Selin dukej e lodhur, por tani do të ketë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar dhe për t’u ribashkuar me njerëzit e saj më të afërt.
Një reagim i sinqertë dhe emocional, që tregon anën njerëzore pas suksesit të fitueses së Big Brother VIP Albania.




