Ndëshkim drastik në Ferma VIP: bie çmimi i madh, banorët humbasin mijëra euro!

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Pakujdesia e fermerëve në Ferma VIP ka sjellë pasoja të rënda financiare, duke prekur drejtpërdrejt çmimin e madh të garës.

Pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme, Agai vendosi një rregull të qartë: çdo ushqim që banorët do të konsumonin për veten, duhej ta hanin në stallë. Në të kundërt, për çdo shkelje, çmimi do të ulej me 1,000 euro.

Por fermerët nuk arritën ta respektojnë këtë rregull.

Gjatë prime-it, u konfirmua se shkeljet kanë qenë të shumta, duke sjellë një pasojë të menjëhershme: çmimi i madh ka rënë nga 200,000 euro në 184,000 euro, pra një humbje totale prej 16,000 eurosh.

Ky vendim i Agait shihet si një masë e fortë disiplinuese, për t’u kujtuar banorëve se çdo veprim brenda fermës ka pasoja reale.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kjo goditje financiare do t’i bëjë fermerët të ndryshojnë sjellje në ditët në vijim në Ferma VIP.