Pas përplasjes me Jozin, Edi Kuçi rikthehet në Instagram: Ja ku ndodhet tani...

Pas përplasjes me Jozin, Edi Kuçi rikthehet në Instagram: Ja ku ndodhet tani...

Pas disa javësh larg rrjeteve sociale, Edi Kuçi është rikthyer në Instagram, pas periudhës së trazuar që pasoi përplasjen e bujshme me Jozefin Markun.

Profili i tij @btc.edi është bërë sërish aktiv dhe Edi ka zgjedhur ta bëjë rikthimin e parë publik larg Kosovës. Në një Instagram Story të publikuar këtë të hënë, ai ka treguar se ndodhet në Saint-Tropez, Francë.

Në pamjen e publikuar, Edi shfaq një supermakinë luksoze, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Wins & Losses” e Meek Mill.

Edi Kuci via Instagram Story

Rikthimi i tij vjen pasi llogaria në Instagram ishte mbyllur në ditët që pasuan ngjarjen me Jozin. Gjatë kësaj periudhe u shfaqën edhe disa profile që pretendonin se i përkisnin Edit, ndërsa “Prive By LS” kishte sqaruar se një prej llogarive që e paraqiste atë sikur ndodhej në Zvicër nuk ishte e tij.

Gjithçka lidhet me përplasjen e ndodhur në fund të gushtit, pamjet e së cilës u publikuan më pas në rrjetet sociale. Pas incidentit pati gjithashtu zhvillime ligjore, me Jozefin Markun që u përball me procedura nga autoritetet lidhur me ngjarjen.

Për momentin, Edi nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për përplasjen apo zhvillimet që pasuan. Në vend të kësaj, postimi nga Saint-Tropez duket se shënon rikthimin e tij në Instagram dhe në vëmendjen publike pas disa javësh mungesë.