“S’jam frikësuar më shumë se sot”/ Xheneta Fetahu aksidentohet në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar...

Xheneta Fetahu via Instagram
Xheneta Fetahu via Instagram

Xheneta Fetahu ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar në rrjetet sociale pamje të automjetit të saj të dëmtuar.

Në fotografinë e shpërndarë në Instagram Story, duken dëmtime dhe gërvishtje të mëdha në pjesën anësore të makinës.

Fillimisht, pa dhënë detaje rreth ngjarjes, Xheneta e shoqëroi foton me një mesazh që tregonte frikën e përjetuar:

“Moti s’jam tut si sot! Inshallah mi ka marr të këqijat.”

Xheneta Fetahu via Instagram Story

Më vonë, Xheneta ka folur për “Prive by Liberta Spahiu”, duke sqaruar se gjatë ditës së sotme ka pësuar një aksident automobilistik në Tiranë.

Ngjarja duket se e ka frikësuar ndjeshëm, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime. Megjithatë, Xheneta ka bërë të ditur se është mirë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile, duke qetësuar kështu ndjekësit që u shqetësuan pas pamjeve të publikuara.