Monika Lubonja ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë dy ditëve të fundit, pas qarkullimit në rrjet të një videoje private që pretendohet se shfaq aktoren së bashku me kompozitorin Adrian Hila.
Së fundmi, raportohet një zhvillim i ri: materiali nuk është më i aksesueshëm në faqen ku ishte publikuar fillimisht, prej nga edhe nisi të shpërndahej më gjerësisht në internet.
Publikimi i videos shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ndërsa komentet e shumta mbërritën edhe në profilet sociale të aktores. Situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa Lubonja vendosi të kufizojë komentet në postimet e saj në Instagram.
Tashmë, videoja raportohet se është fshirë nga faqja ku ishte publikuar fillimisht. Megjithatë, ende nuk dihet se kush e ka ndërmarrë këtë veprim. Nuk është e qartë nëse materiali është hequr nga administruesit e faqes apo nëse fshirja ka ardhur pas ndonjë kërkese të bërë për largimin e tij.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur autoritetet po verifikojnë publikimin dhe shpërndarjen e materialeve private që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit.
Sipas mikut të saj, Meridian Ramçaj, aktorja po e përjeton rëndë situatën. Në këtë kontekst, heqja e materialit nga faqja ku ishte publikuar fillimisht mund të konsiderohet një zhvillim pozitiv për të, pas ditësh të vështira.
Vetë Monika Lubonja nuk ka reaguar publikisht deri tani lidhur me fshirjen e videos. Gjithashtu, nuk dihet nëse heqja e materialit lidhet me ndonjë veprim të ndërmarrë prej saj, nga administruesit e faqes apo nga autoritetet.




