Modelja shqiptare Oriola Marashi po kalon momente shqetësimi, pasi qenushja e saj e dashur, Lola, është zhdukur në zonën e Lagunës së Patokut.
Përmes rrjeteve sociale, modelja ka publikuar një apel drejtuar publikut, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve që mund të kenë parë kafshën e saj shtëpiake ose të kenë informacion për vendndodhjen e saj.

Oriola Marashi via Instagram Story
Lola është e racës Poodle, me qime kaçurrele në nuanca kafe dhe bezhë, ndërsa mban një rrip të zi, detaje që mund të ndihmojnë në identifikimin e saj.
Në përpjekje për ta gjetur sa më shpejt, Oriola ka ofruar edhe një shpërblim prej 2 mijë eurosh për personin që arrin ta gjejë qenushen.
Çdokush që ka informacion për Lolën apo e ka parë në zonën ku është zhdukur, ftohet të ndihmojë duke kontaktuar përmes të dhënave të publikuara në apelin e modeles.
Humbja e një kafshe shtëpiake është një përjetim i vështirë për çdo pronar, sidomos kur bëhet fjalë për një shoqëruese kaq të dashur.
Tashmë, shpresa e Oriola Marashit është që Lola të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet pranë saj, ndërsa apeli i saj synon të arrijë sa më shumë njerëz.




