Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë që i vendosën djalit me Lotinën...

Lotina Haziri via Instagram
Lotina Haziri via Instagram

Lajm i ëmbël për reperin e njohur shqiptar Mozzik dhe partneren e tij, Lotina Haziri! Çifti është bërë prindër të një djali, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë vetë artisti përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.

Krahas gëzimit për ardhjen në jetë të të birit, reperi ka zbuluar edhe emrin që kanë zgjedhur për vogëlushin.

“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ka shkruar Mozzik në urimin e tij, duke zbuluar se djali do të quhet Oz.

Në mesazhin e tij, artisti ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen për këtë moment të veçantë, duke treguar se prej kohësh ishte lutur për ardhjen në jetë të një djali. Për të, ky moment përfaqëson një nga dhuratat më të mëdha të jetës.

Për Mozzik dhe Lotinën, kjo është hera e parë që bëhen prindër së bashku, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre familjare.

Ndërkohë, reperi është edhe baba i Hanës, vajzës që ka nga lidhja e mëparshme me këngëtaren Loredana.

Ardhja në jetë e vogëlushit Oz pritet të jetë një nga momentet më të veçanta për çiftin, ndërsa urimi i Mozzik ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.