Kejsi Borri, motra e ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borrit, ka ndarë me ndjekësit një moment romantik nga jeta e saj private, duke publikuar një fotografi pranë partnerit.
Në imazhin e shpërndarë në Instagram, fytyra e djalit shfaqet vetëm pjesërisht, ndërsa Kejsi ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e tij. Fotografinë ajo e ka shoqëruar vetëm me një zemër të bardhë, pa dhënë detaje të tjera.

Kejsi Borri via Instagram Story
Deri më tani, Kejsi e kishte mbajtur jetën sentimentale larg vëmendjes publike, ndaj kjo fotografi përbën një nga rastet e rralla kur ajo ndan një moment nga marrëdhënia e saj me ndjekësit.
Megjithatë, pavarësisht këtij gjesti romantik, identiteti i partnerit dhe detajet e lidhjes mbeten ende të pazbuluara.




