Një deklaratë e fundit e Meriton Mjekiqit për Luiz Ejllin ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale, ndërsa reagimi i këngëtarit ka tërhequr po aq vëmendje.
Gjatë një interviste, Meritoni u pyet për figurat më të njohura të industrisë së muzikës dhe, kur u pyet se kush kishte bërë një “autogol në karrierë”, ai përmendi emrin e Luiz Ejllit.
Kjo përgjigje u komentua menjëherë nga fansat, ndërsa pak më vonë erdhi edhe reagimi i Luizit.
Sipas raportimeve, këngëtari ka zgjedhur të heqë Meritonin nga lista e miqve në Instagram, një veprim që u interpretua nga shumë ndjekës si një sinjal për krisje të marrëdhënies mes tyre.

Ky reagim ka bërë bujë, pasi deri tani dyshja njihej për një raport pozitiv dhe publikisht kishin shfaqur respekt ndaj njëri-tjetrit.
Kujtojmë se Meriton Mjekiqi kishte zhvilluar një intervistë ekskluzive me Luiz Ejllin në Amerikë, menjëherë pas fitores së tij në “Big Brother VIP”, intervistë e cila u prit me interes të madh dhe u duk se forcoi miqësinë mes tyre.
Megjithatë, deklarata e fundit duket se ka ndryshuar dinamikën mes dy figurave të njohura, duke lënë pas shumë pikëpyetje te ndjekësit për raportin e tyre.




