“Dua t’i shërbej vendit tim”/ Stenaldo Mëhilli i bashkohet politikës?

/Top Albania Radio
/Top Albania Radio

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të angazhohet në politikë, duke thënë se e sheh atë si një mënyrë për t’i shërbyer vendit.

Gjatë një interviste në emisionin “Pushime On Top”, këngëtari u pyet nga moderatorja Lei Kraja nëse e imagjinon veten pjesë të jetës politike, duke qenë se edhe gjatë qëndrimit në BBV kishte shprehur interes për këtë fushë.

Stenaldo theksoi se Shqipëria ka nevojë për liderë që e shohin politikën si një përgjegjësi, jo si një mjet për të fituar pushtet.

“Unë mendoj që ne kemi nevojë për lidera që nuk u shkon pushteti. Politika nuk është e bukur, është përgjegjësi. Dëshiroj të jap nga vetja dhe besoj se përfaqësimi i shqiptarëve do të ishte një mënyrë për ta bërë këtë.”

Ai shtoi se vendi ka nevojë për njerëz të përgatitur dhe me integritet, të cilët vendosin në qendër interesin e qytetarëve, jo përfitimet personale.

Në fund të intervistës, Stenaldo Mëhilli pranoi se e konsideron seriozisht një angazhim të mundshëm në politikë, pasi beson se mund të japë një kontribut pozitiv për vendin.

Megjithatë, për momentin ai nuk ka bërë të ditur ndonjë plan konkret apo angazhim zyrtar, duke lënë të kuptohet se kjo mbetet një mundësi për të ardhmen.