Lorina Dula zbulon nëse do ta shohim në BBVK: “Diçka më të bukur” po vjen?

Lorina Dula via Instagram
Lorina Dula via Instagram

Pas rreth pesë vitesh në ekran si një prej figurave të njohura të moderimit sportiv, Lorina Dula vendosi disa muaj më parë të mbyllte këtë kapitull të karrierës së saj.

Megjithatë, pauza nga televizioni duket se nuk do të zgjasë përgjithmonë. Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Lorina është pyetur nëse planifikon të rikthehet në ekran dhe nëse një pjesëmarrje në “Big Brother VIP Kosova” mund të jetë pjesë e planeve të saj.

Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë:

“Me u rikthy në TV po, në Big JO!!”

Kështu, Lorina ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes në BBVK, të paktën sipas deklaratës së saj.

E pyetur edhe për arsyen pse u largua nga angazhimi i mëparshëm televiziv, moderatorja la të kuptohet se pas vendimit mund të fshihet një projekt i ri.

“Për diçka ma të bukur”, u përgjigj ajo, pa dhënë më shumë detaje.

Lorina Dula via Instagram Story

Ndërkohë, edhe pse është shkëputur përkohësisht nga televizioni, Lorina vijon të jetë aktive në jetën publike. Ditët e fundit ajo është parë edhe në protestat e zhvilluara në Prishtinë pas zhvillimeve në Hagë.

Për momentin, Lorina nuk ka zbuluar se çfarë fshihet pas “diçkaje më të bukur”, por një gjë duket e qartë: rikthimi i saj në televizion mbetet në planet e saj, ndërsa BBVK nuk është pjesë e tyre.