Pas disa javësh qëndrimi në Itali pranë familjes, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena Selmani, është rikthyer në Shqipëri.
Me të mbërritur, ajo ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga rikthimi i saj, por vëmendjen e ka marrë surpriza romantike që e priste.
Përmes një postimi në Instagram, Brikena ka publikuar një buqetë me trëndafila, të cilën duket se e ka marrë me rastin e kthimit. Pranë luleve shihet edhe një letër e shkruar me dorë.

Brikena Selmani via Instagram Story
Mesazhi nis me fjalët “Mirë se erdhe, zemra ime” dhe vijon me një dedikim të ngrohtë, ku shprehen ndjenja dashurie dhe rëndësia që Brikena ka për personin që i ka lënë letrën.
Nga përmbajtja dhe konteksti i postimit, dedikimi duket se vjen nga partneri i saj, Mateo Borri.
Gjesti romantik vjen pas disa javësh larg njëri-tjetrit, gjatë të cilave Brikena qëndroi në Itali për të kaluar kohë me familjarët e saj.
Tashmë, me rikthimin në Shqipëri, Brikena është sërish pranë Mateos, ndërsa surpriza e tij duket se i ka dhënë një mirëseardhje veçanërisht të ëmbël.




