“Ka ardhur momenti për divorc”/ Visjan Ukcenaj befason me deklaratën: “...do një tjetër”

Visjan Ukcenaj via Instagram
Visjan Ukcenaj via Instagram

Aktori Visjan Ukcenaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim plot humor në Instagram, ku ka bërë të ditur se ka vendosur të shesë makinën e tij.

Por duket se mënyra se si zgjodhi ta njoftojë këtë vendim ka qenë shumë më interesante se vetë shitja.

Duke publikuar një fotografi të makinës në Story, Ukcenaj shkroi me nota humori:

“Ka ardh momenti për divorc. Makina ime do një tjetër”

Visjan Ukcenaj via Instagram Story

Poshtë fotografisë, aktori ka vendosur edhe njoftimin e thjeshtë: “Shitet”.

Sigurisht, “divorci” për të cilin flet Visjani nuk lidhet me jetën e tij sentimentale, por me ndarjen nga makina, së cilës tashmë po i kërkon një pronar të ri.

Një mënyrë tipike me humor nga aktori për të njoftuar se makina e tij është në shitje.