FOTO/ Pretendimi që po qarkullon pas protestave në Tiranë: “80 policë janë larguar nga detyra vetëm dje”!

FOTO/ Pretendimi që po qarkullon pas protestave në Tiranë: “80 policë janë larguar nga detyra vetëm dje”!

Një pretendim i bujshëm për largimin nga detyra të 80 efektivëve të Policisë së Shtetit pas protestave studentore në Tiranë po qarkullon në rrjetet sociale.

Lajmi është shpërndarë edhe nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu, e cila ka publikuar në Instagram një mesazh që, sipas saj, i është dërguar nga një burim.

Në mesazhin e publikuar pretendohet se vetëm gjatë ditës së djeshme janë tërhequr nga detyra 80 efektivë policie. Por pretendimet nuk ndalen këtu: në të njëjtin komunikim thuhet se pjesëtarë të ushtrisë janë veshur me uniforma policie për të zëvendësuar efektivët.

“Janë tërhequr 80 policë. Vetëm dje. Nuk kanë më policë. Kanë veshur ushtrinë me uniforma policie dje”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga Fetahu.

Instagram Post
DeqwtpAoCH4

Personi që pretendohet se e ka dërguar mesazhin sugjeron gjithashtu se rritja e pagave të efektivëve lidhet me përpjekjet për të parandaluar largime të tjera nga detyra.

Ndërkohë, Ritvana ka reaguar edhe vetë përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar dorëheqjen e policisë dhe duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij gjatë protestave.

Megjithatë, pretendimet për largimin e 80 efektivëve dhe përdorimin e uniformave të policisë nga pjesëtarë të ushtrisë mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.