FOTO/ Dita e parë e shkollës bashkon Sarën dhe Ledrin, ja momenti i ëmbël me Poem që tërhoqi vëmendjen...

FOTO/ Dita e parë e shkollës bashkon Sarën dhe Ledrin, ja momenti i ëmbël me Poem që tërhoqi vëmendjen...

Një moment i veçantë familjar ka bërë bashkë Sara Hoxhën dhe Ledri Vulën, teksa vajza e tyre, Poem, ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj: ditën e parë të shkollës.

Pavarësisht se dyshja prej kohësh kanë ndarë rrugët e tyre, Sara dhe Ledri kanë qenë të dy të pranishëm për ta shoqëruar të voglën në këtë ditë të rëndësishme.

Në pamjet e publikuara, Poem shfaqet e buzëqeshur dhe e emocionuar, ndërsa përqafon të dy prindërit para nisjes së aventurës së saj të re në shkollë.

Sara Hoxha via Instagram Story

Por një detaj i veçantë në këtë moment familjar ka tërhequr vëmendjen. Poem shfaqet e afërt me të dy prindërit, duke e bërë edhe më të veçantë fotografinë e ditës së saj të parë të shkollës.

Ledri Vula via Instagram Story

Sara dhe Ledri prej kohësh vazhdojnë jetën e tyre veçmas dhe daljet e tyre së bashku janë të rralla. Megjithatë, kur bëhet fjalë për vajzën e tyre, të dy kanë treguar se momentet e rëndësishme të Poem mbeten një prioritet i përbashkët.

Dita e parë e shkollës duket se ka qenë pikërisht një prej atyre momenteve ku të dy kanë zgjedhur të jenë pranë vajzës së tyre, duke i dhuruar asaj mbështetjen dhe emocionin e një dite që do ta kujtojë gjatë.