Një situatë e pakëndshme në Prishtinë ka bërë që Selin Bollati të ndajë pakënaqësinë e saj me ndjekësit në Instagram. Ishin plot 20 minuta pritje që e irrituan, por duket se përgjigjja që mori në fund e bëri episodin edhe më të bezdisshëm.
Përmes një fotografie të publikuar nga makina, Selin tregoi se një person i kishte bllokuar rrugën, duke e detyruar të priste derisa të kthehej për ta liruar atë.
Por, sipas rrëfimit të saj, ajo që e acaroi më shumë ishte justifikimi i personit kur mbërriti, pasi i tha se kishte qenë duke pirë kafe.
“20 min prita dikë të më lironte rrugën dhe kur erdhi tha: ‘Kadale se në kafe isha’”, shkroi Selin në postimin e saj.
Ajo nuk e la me kaq, por vijoi me një koment ironik, duke vënë në dukje kontrastin mes kohës që personi tjetër po kalonte në kafe dhe vonesës që po pësonte ajo.
“Exactly sir, ti në kafe, unë 20 min me vonesë për në destinacion!”, shtoi ajo.

Selin Bollati via Instagram Story
Me këtë reagim, Selin Bollati ndau me ndjekësit një episod të përditshëm që, përtej 20 minutave të humbura, duket se e irritoi për shkak të mungesës së konsideratës për kohën e të tjerëve.




