Një moment i pazakontë është vënë re mbrëmjen e kaluar në emisionin Politiko, që transmetohet në Kanal 10.
Moderatori Kushtrim Sadiku e nisi programin në mënyrë jo të zakonshme, duke shfaqur vështirësi në përqendrim dhe në artikulimin e fjalëve. Gjatë prezantimit fillestar, ai hasi probleme në shqiptimin e emrave të të ftuarve dhe në paraqitjen e temave të diskutimit.
Kjo situatë tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, duke ngritur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa shikues e konsideruan si mungesë profesionalizmi dhe respekti ndaj audiencës.
Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga vetë moderatori apo nga drejtuesit e televizionit lidhur me këtë incident, duke lënë të hapura spekulimet për arsyet e kësaj sjelljeje gjatë transmetimit live.




