Zyrtare! Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj do të prezantojnë rikthimin e madh të Festivalit të Pranverës në RTSH...

Zyrtare! Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj do të prezantojnë rikthimin e madh të Festivalit të Pranverës në RTSH...

Rikthimi i shumëpritur i Festivali i Pranverës po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe emrat që do të drejtojnë spektaklin muzikor.

Sipas informacioneve të bëra publike në emisionin Çasti i Duhur, prezantuesit e këtij edicioni do të jenë Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj.

Lajmi është konfirmuar nga moderatorja Fjodora Fjora, e cila bëri të ditur se festivali rikthehet pas 22 vitesh në ekranin e RTSH me dy emra shumë të njohur për publikun shqiptar.

Instagram Reel
DYmieZxi8p1

Konfirmojmë dy prezantuesit e Festivalit të Pranverës… Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj”, u shpreh ajo, duke e cilësuar dyshen si një kombinim fantastik për skenën.

Festivali i Pranverës do të mbahet më 6 dhe 7 qershor në Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, duke rikthyer nostalgjinë e një prej eventeve më të dashura muzikore në Shqipëri.

Në këtë edicion pritet të performojnë 20 artistë live, në një kombinim mes muzikës tradicionale dhe elementeve moderne, ndërsa Orkestra Simfonike e RTSH-së dhe bendi muzikor kanë nisur prej ditësh provat intensive për spektaklin.

Rikthimi i festivalit pas më shumë se dy dekadash ka ndezur interes të madh në rrjet, ndërsa emrat e Bleonës dhe Nikut si prezantues kanë shtuar edhe më shumë pritshmëritë e publikut.