Një natë plot emocione, spektakël dhe surpriza ka kurorëzuar fituesen e madhe të Eurovision Song Contest 2026. Në finalen madhështore të zhvilluar në Vjenë, triumfin e rrëmbeu Bullgaria, e përfaqësuar nga këngëtarja DARA me këngën “Bangaranga”.
Artistja arriti të grumbullojë plot 516 pikë, duke dominuar votimin dhe lënë pas Izraelin, që u rendit në vendin e dytë me 343 pikë.
Në podium u ngjit edhe Rumania, e cila siguroi vendin e tretë me 296 pikë, ndërsa Australia dhe Italia plotësuan pesëshen e parë të renditjes finale.
Ndërkohë, Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e mbylli garën në vendin e 13-të me 145 pikë. Performanca shqiptare u prit shumë mirë nga publiku dhe rrjetet sociale, ku u vlerësua veçanërisht për interpretimin emocional dhe vokalin e artistit.
Një tjetër zhgënjim erdhi për Mbretërinë e Bashkuar, e cila u rendit e fundit me vetëm 1 pikë në total.
Top 10 i Eurovision 2026
Bullgaria – 516 pikë
Izraeli – 343 pikë
Rumania – 296 pikë
Australia – 287 pikë
Italia – 281 pikë
Finlanda – 279 pikë
Danimarka – 243 pikë
Moldavia – 226 pikë
Ukraina – 221 pikë
Greqia – 220 pikë
Edicioni i 70-të i Eurovision-it solli në skenë 25 shtete finaliste, me performanca spektakolare, skenografi moderne dhe shumë tension deri në momentin e shpalljes së fituesit.




