“Nuk do të vishja fustan nusërie”/ Amber zbulon si e imagjinon ditën e martesës dhe kush do ta bekonte...

“Nuk do të vishja fustan nusërie”/ Amber zbulon si e imagjinon ditën e martesës dhe kush do ta bekonte...

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Amber, ka ndarë detaje personale për mënyrën se si e imagjinon martesën, gjatë një interviste në emisionin “Top Arena” me moderatorin Mateo Borri.

E pyetur për mendimin që i vjen në mendje kur sheh një nuse me vello, Amber tha se gjëja e parë që pyet veten është nëse martesa është ndërtuar mbi dashurinë e vërtetë dhe nëse partnerët e kanë zgjedhur njëri-tjetrin me zemër.

Kur biseda u ndal te ceremonia e saj e mundshme, ajo surprizoi me përgjigjen, duke treguar se nuk e sheh veten me një fustan tradicional nusërie.

Nuk do të vishja fustan nusërie,” u shpreh Amber, duke shtuar se do të preferonte një kostum të bardhë, pasi nuk është shumë e dhënë pas fustaneve klasikë të nusërisë.

Në një tjetër moment emocionues të intervistës, Amber u pyet se bekimi i kujt do të kishte më shumë rëndësi për të në ditën e martesës. Ajo u përgjigj pa hezitim se bekimi më i çmuar do të ishte ai i nënës së saj.

Ndërsa, kur u pyet se çfarë i ka mësuar dhimbja, ish-banorja e BBVA dha një përgjigje të shkurtër, por domethënëse:

Që të bëhem më e fortë.

Me sinqeritetin e saj, Amber tregoi edhe një herë se e sheh dashurinë dhe martesën përtej traditave, duke i dhënë përparësi ndjenjave, autenticitetit dhe mbështetjes së familjes.