Del videoja e re nga ambienti ku u filmuan pamjet: Burri vëren kamerën, ja çfarë i thotë Adrian Hila...

Del videoja e re nga ambienti ku u filmuan pamjet: Burri vëren kamerën, ja çfarë i thotë Adrian Hila...

Një tjetër fragment nga videot që po qarkullojnë në rrjet dhe që lidhen me kompozitorin Adrian Hila ka rikthyer vëmendjen te kamera që duket se ka regjistruar brenda ambientit.

Në videon e re, një burrë që ndodhet në dhomë duket se vëren pajisjen dhe pyet për të, pasi diçka i ka tërhequr vëmendjen.

Në këtë moment dëgjohet Adrian Hila duke iu përgjigjur:

“Është alarm, o Mero, për kokë të [pjesë e paqartë]. Unë këtu fle me gocën time”

Instagram Reel
Dd7amYXMiLG

Fragmenti ka shtuar diskutimet rreth mënyrës se si janë realizuar regjistrimet. Pamjet që kanë qarkulluar deri tani duket se janë filmuar nga i njëjti kënd, ndërsa nuk është bërë e qartë publikisht se kush e kishte vendosur ose kontrollonte kamerën dhe nëse personat e regjistruar ishin në dijeni të saj.

Në disa raportime është ngritur edhe mundësia që materialet të jenë siguruar përmes kamerave të lidhura me internetin, por kjo pistë mbetet e pakonfirmuar.

Ndërkohë, Krimi Kibernetik është vënë në lëvizje për të identifikuar burimin e materialeve dhe faqet apo profilet që i kanë shpërndarë.

Për momentin, rrethanat e plota se si janë realizuar dhe si kanë dalë në publik këto pamje mbeten ende për t’u zbardhur.

Fragmenti i fundit sjell një tjetër element në këtë histori, pasi një prej personave në ambient duket se e kishte vënë re kamerën dhe kishte kërkuar shpjegim për të.