“Bye bye” skenografia e vjetër! Alaudin Hamiti zbulon ndryshimin e madh në BBVK 5...

Alaudin Hamiti via Instagram
Alaudin Hamiti via Instagram

Vetëm pak ditë para nisjes së “Big Brother VIP Kosova 5”, që starton këtë të premte, duket se produksioni po përgatit surpriza të mëdha për publikun. Ky edicion pritet të vijë me ndryshime të rëndësishme, duke nisur nga ambienti ku do të zhvillohet spektakli.

Ka qenë moderatori Alaudin Hamiti ai që ka zbuluar detaje nga prapaskenat e përgatitjeve. Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë një pamje ku shihet se studioja e vjetër e BBVK-së po çmontohet, për t’i hapur rrugë një skenografie krejtësisht të re.

Në fotografinë e publikuar, pjesë të skenografisë së mëparshme shihen të shpërndara në dysheme, duke konfirmuar se ndryshimet kanë nisur tashmë.

Krahas imazhit, Hamiti ka ndarë edhe një mesazh që lë të kuptohet se këtë vit publiku do të përballet me një ambient tërësisht ndryshe.

“Bye bye skenografia e vjetër. Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”, ka shkruar moderatori.

Alaudin Hamiti via Instagram Story

Tashmë, kurioziteti është përqendruar te studioja e re e Big Brother VIP Kosova 5 dhe surprizat që produksioni ka përgatitur për këtë sezon. Me nisjen e spektaklit këtë të premte, mbetet të shihet se si do të duket skena e re dhe çfarë risish do të sjellë ky edicion për fansat e formatit.