Brikena ka ndarë një dedikim të ëmbël për ditëlindjen e vëllait të saj, Brikendit, duke shprehur publikisht dashurinë dhe vlerësimin për të.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqen së bashku në makinë, duke e shoqëruar imazhin me një urim të veçantë në gjuhën italiane.
“Shumë urime për ditëlindjen, jeta ime! Je një vëlla i veçantë”, ka shkruar Brikena, duke e shoqëruar dedikimin me një zemër të kuqe dhe emoji festive.

Brikena Selmani via Instagram Story
Postimi ka zbuluar një moment të ngrohtë familjar, ndërsa urimi i saj tregon lidhjen e veçantë mes motrës dhe vëllait në këtë ditë të rëndësishme për të.




