“As stafi i TAR s’të duron dot”/ Rogert Sterkaj shpërthen ndaj Ledion Liços: “Të erdhi dita e llogarisë!”

“As stafi i TAR s’të duron dot”/ Rogert Sterkaj shpërthen ndaj Ledion Liços: “Të erdhi dita e llogarisë!”

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5” ka publikuar disa deklarata kritike ndaj moderatorit, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe duke mos kursyer ironitë.

Në një prej postimeve të tij, Rogerti i drejtohet Liços duke e akuzuar se flet për publikun përmes deklaratave filozofike, ndërsa paralajmëron se edhe për të do të vijë momenti i përballjes.

Instagram Post
DdE5-D9jt4t

Ledion Liço, na shet pallavra filozofike. Rri aty, merr rrogën… se edhe ty të vjen dita e llogarisë nga Top Channel!!!”, shkruan Sterkaj.

Por ish-banori nuk është ndalur me kaq. Në një tjetër reagim, ai e ka cilësuar moderatorin si “fake”, duke pretenduar se sjellja e tij përpara kamerave është e ndryshme nga ajo që tregon jashtë tyre.

F.A.K.E. M.O.F.O. Engjëll në ekran, diktator pas mikrofonit. E gjithë stafi i Top Albania Radio s’të duron dot!”, shkruan ndër të tjera Rogerti.

Deklaratat e Sterkajt kanë tërhequr vëmendje, ndërsa nuk dihet se çfarë e ka nxitur konkretisht këtë reagim të fundit ndaj Ledion Liços.

Megjithatë, kujtojmë se pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj dhe Ledion Liço patën disa përplasje në studion e spektaklit, të cilat u komentuan edhe në rrjetet sociale.

Deri më tani, Ledion Liço nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të ish-banorit.