Adioni takon familjen e Olës pas Ferma VIP, momenti që po bën xhiron e rrjetit (video)

Fabjola Elezaj via Instagram
Fabjola Elezaj via Instagram

Fabjola Elezaj duket se po shijon ditë më të qeta pas daljes nga “Ferma VIP”, duke u fokusuar te njerëzit më të afërt dhe raporti i saj me Adion Puka.

Pas gjithë debatit dhe vëmendjes mediatike që shoqëroi eliminimin e saj, ish-banorja ka ndarë në Instagram disa momente personale krah partnerit, ku të dy shfaqen shumë të afërt dhe të lumtur.

Megjithatë, ajo që mori më shumë vëmendje ishte një video e shkurtër bardhë e zi e publikuar në të njëjtin postim.

Në pamje shihet momenti kur Adion Puka takohet me familjarët e Olës. Ndryshe nga aludimet dhe tensionet që kishin qarkulluar më herët në media, videoja tregon një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.

Adioni shfaqet duke buzëqeshur dhe duke përqafuar familjarët e Fabjola Elezaj, ndërsa momenti është komentuar gjerësisht nga ndjekësit si një “konfirmim” se raporti i tyre po vazhdon seriozisht edhe jashtë reality show-t.

Fabjola Elezaj via Instagram

Pamjet kanë marrë menjëherë reagime të shumta në rrjet, ku fansat e çiftit po e konsiderojnë këtë si një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre pas përfundimit të eksperiencës në “Ferma VIP”.