FOTO/ Jonida Maliqi dhe Alessio Alia shfaqen sërish pranë njëri-tjetrit në festën e Fermës Vip...

FOTO/ Jonida Maliqi dhe Alessio Alia shfaqen sërish pranë njëri-tjetrit në festën e Fermës Vip...

Jonida Maliqi dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Alessio Alia, kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas paraqitjes së tyre së bashku në festën e organizuar pas finales së “Ferma VIP”.

Dyshja është parë pranë njëri-tjetrit gjatë mbrëmjes, duke shijuar atmosferën festive në shoqërinë e miqve dhe të ftuarve të tjerë.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale i tregojnë Jonidën dhe Alession të buzëqeshur dhe mjaft të afërt, duke rikthyer edhe një herë aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Jonida Maliqi via Instagram Story

Zërat për një raport përtej miqësisë kanë qarkulluar prej kohësh. Fillimisht, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqën disa pamje të tyre së bashku në aeroport, ndërsa më pas u panë sërish pranë njëri-tjetrit edhe në një aktivitet publik në Tiranë.

Së fundmi, edhe Alessio Alia u pyet në emisionin “Top Arena” për marrëdhënien me këngëtaren. I pyetur nëse do të pranonte publikisht një afrim të mundshëm me Jonida Maliqin, ai zgjodhi të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë.

Njerëzit takohen edhe për qejf, kemi një shoqëri që ka ngelur gjithmonë aty. Çdo gjë tjetër ngelet pikëpyetje. Jeta personale është personale”, u shpreh ai.

Deri tani, as Jonida Maliqi dhe as Alessio Alia nuk kanë bërë një konfirmim apo mohim zyrtar për zërat e një romance, duke lënë fansat të vazhdojnë me hamendësimet.