“Si mbahen lotët në këto raste?”/ Loredana Brati emocionohet nga mamaja...

Loredana Brati via Instagram
Loredana Brati via Instagram

Një mesazh emocionues i publikuar nga ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka prekur zemrat e shumë ndjekësve në rrjetet sociale.

Në një bisedë private të ndarë me publikun në Instagram, mamaja e saj i ka kushtuar disa fjalë plot dashuri, mbështetje dhe krenari vajzës së saj, duke sjellë një moment të ndjerë.

Mesazhi i saj për Loredanën përmbante fjalë të ngrohta, ku ajo shprehej se vajza e saj tashmë është rritur dhe ka mësuar të përballet me sfidat e jetës me forcën dhe guximin e saj.

“Tani je bërë e rritur; ke mësuar të jetosh në mënyrën tënde dhe të përballesh me të panjohurën me guximin tënd. Edhe pse nuk mund të jem pranë teje në çdo çast, dashuria ime të mbron si drita e yjeve…”, shkruante mamaja e saj.

Pas publikimit të këtij mesazhi, Loredana reagoi e emocionuar me pyetjen: “Si mbahen lotët në këto raste?”, duke treguar sa shumë e ka prekur dedikimi i së ëmës.

Loredana Brati via Instagram story

Mamaja e ish-banores së BBVA e cilësoi atë si një nga gjërat më të çmuara në jetën e saj, ndërsa i uroi që të ketë gjithmonë mbrojtje dhe udhëzim në rrugëtimin e saj.

Postimi ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes Loredanës dhe mamasë së saj.