Vanesa reagon për herë të parë pas ndarjes publike nga Indri: “Kam parë një tjetër njeri jashtë”

"Uëtëfë Show"
"Uëtëfë Show"

Vanesa ka folur për herë të parë gjerësisht mbi fundin e marrëdhënies së saj me Indri, pas letrës që ai lexoi në Prime dhe me të cilën i dha fund publikisht historisë së tyre.

E ftuar në emisionin “Uëtëfë Show”, Vanesa u shpreh se, pavarësisht zhgënjimit që ka përjetuar, zgjedh ta respektojë vendimin e Indrit dhe nuk dëshiron të gjykojë arsyet që e shtynë drejt këtij veprimi.

Sipas saj, mënyra se si ndodhi ndarja nuk ishte aspak e lehtë për t’u përjetuar, por ajo e konsideron një zgjedhje personale të tij, të cilën e pranon edhe pse nuk ndihet mirë me atë që ndodhi.

Vanesa tregoi gjithashtu se ka besuar gjithmonë se ndjenjat e Indrit brenda fermës kanë qenë reale. Megjithatë, ajo pranoi se sjellja e tij shpeshherë i ka krijuar konfuzion dhe se ka pasur aspekte të historisë së tij personale që ajo nuk mund t’i kuptonte plotësisht.

Duke folur për përfshirjen e saj emocionale në këtë raport, ish-konkurrentja nuk e fshehu faktin se ishte investuar plotësisht në marrëdhënie.

“Po, isha e dhënë. Nuk e kam fare kompleks ta pranoj këtë.”

Një nga pjesët më të forta të intervistës ishte rrëfimi i saj për letrën e famshme të ndarjes. Vanesa zbuloi se përmbajtjen e saj e kishte mësuar paraprakisht dhe për këtë arsye leximi live nuk ishte një surprizë e plotë për të. Megjithatë, ajo pranoi se disa nga gjërat e shkruara aty nuk i konsideron të drejta ose të bazuara në realitetin që ajo kishte përjetuar.

Ajo u ndal edhe te mënyra se si ishte menaxhuar situata nga produksioni i Ferma VIP. Sipas Vanesës, fillimisht ishte ftuar për të marrë pjesë në një ballafaqim me dy konkurrente të tjera dhe më pas ishte informuar për ekzistencën e letrës së Indrit.

Vanesa tha se kjo mënyrë organizimi i krijoi dyshime dhe e bëri të ndihej sikur po vendosej përballë një situate të parapërgatitur, në të cilën nuk dëshironte të përfshihej pa qenë e qartë për gjithçka që po ndodhte.

Për këtë arsye, ajo vendosi të mos ishte e pranishme në Prime, duke argumentuar se nuk dëshironte të gjendej përballë një skenari që e konsideronte jo plotësisht të sinqertë.

Në fund të intervistës, Vanesa dha edhe deklaratën që po komentohet më shumë në rrjet, duke lënë të kuptohet se perceptimi i saj për Indrin ka ndryshuar ndjeshëm pas daljes nga formati:

“Kam parë një Indri atje brenda me mua dhe shoh një tjetër person tani që kam dalë jashtë.”

Kjo deklaratë ka shtuar edhe më shumë diskutimet rreth raportit të tyre, ndërsa publiku vazhdon të ndjekë me interes zhvillimet mes dy ish-partnerëve të krijuar brenda Ferma VIP.