Aludimet për një ndarje mes Brikena Selmani dhe Mateo Borri vazhdojnë të dominojnë rrjetet sociale, sidomos pas veprimeve të tyre të fundit në Instagram, ku dyshja hoqi fotot e përbashkëta dhe ndaloi së ndjekuri njëri-tjetrin.
Kjo temë u diskutua edhe gjatë emisionit në Top Albania Radio, ku moderatori Ronaldo Sharka kërkoi më shumë detaje nga gazetari dhe moderatori Ed Manushi.
Manushi tregoi se kishte komunikuar personalisht me Mateon vetëm një ditë më parë dhe ndau publikisht përgjigjen që kishte marrë prej tij lidhur me zërat për ndarjen:
“Po të them ty atë që më tha Mateo dje në telefon: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’.”
Me këtë reagim, Mateo duket se ka zgjedhur të mos komentojë fare jetën e tij private dhe të mbajë distancë nga aludimet që po qarkullojnë online.
Megjithatë, gjatë diskutimit u përmend edhe një tjetër teori që po qarkullon në rrjet ideja se gjithë kjo situatë mund të jetë një strategji për të tërhequr vëmendje mediatike dhe për të mbajtur publikun të fokusuar te historia e tyre.
I pyetur nëse kjo mundësi ekziston, Ed Manushi nuk e përjashtoi plotësisht si ide, por u tregua i rezervuar në komentet e tij:
“Edhe mundet. Por ne nuk flasim për kolegët për gjëra të tilla.”
Deri tani, as Brikena Selmani dhe as Mateo Borri nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për të konfirmuar apo mohuar ndarjen, duke lënë gjithçka ende në nivel spekulimesh dhe interpretimesh nga ndjekësit.




