Vanesa Sono ka folur hapur për marrëdhënien me ish-të dashurin e saj gjatë një interviste të fundit, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë mundësi rikthimi.
E pyetur në lidhje me komunikimin që kanë pasur pas përfundimit të eksperiencës në “Ferma VIP”, Vanesa konfirmoi se kanë folur dhe se raporti është mbyllur në mënyrë të qetë, pa konflikte apo armiqësi. Ajo theksoi se vendimi për t’i dhënë fund lidhjes është pranuar nga të dyja palët dhe se secili po vazhdon rrugën e tij.
“Gjithçka ka përfunduar. Edhe nga ana ime, edhe nga ana e tij. Nuk e kemi mbyllur si armiq, por ka marrë fund”, u shpreh ajo.
Sipas Vanesës, marrëdhënia që kishte para hyrjes në format kishte qenë e ndërlikuar prej kohësh. Ajo pranoi se lidhja, e cila kishte zgjatur pak më shumë se një vit, kishte probleme të hershme dhe se ndarja ishte diçka që duhej të kishte ndodhur shumë më parë.




