Vajza e Mimoza Ahmetit reagon ashpër: “Mamaja ime nuk është e përdalë”

Vajza e Mimoza Ahmetit reagon ashpër: “Mamaja ime nuk është e përdalë”

Raporti i Mimoza Ahmeti me vajzat e saj është kthyer në një nga temat më të diskutuara të Ferma VIP, sidomos pas emocioneve të forta që poetja përjetoi nga surpriza me dron në fermë.

Pas gjithë komenteve dhe aludimeve në rrjet, vajza e saj, Luka, ka reaguar publikisht duke mbrojtur nënën dhe duke treguar më shumë për marrëdhënien e tyre familjare.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Luka e përshkroi Mimozën si një nënë të përkushtuar dhe plot sakrifica.

Për mua dhe motrën time ka qenë gjithmonë një mama ideale”, shkroi ajo.

Sipas saj, edhe pse familja është përballur me vështirësi ekonomike ndër vite, poetja është kujdesur që vajzat të mos ndjenin mungesa dhe ka vendosur gjithmonë nevojat e tyre para vetes.

Megjithatë, deklarata që ka marrë më shumë vëmendje është mbrojtja e fortë që Luka i bëri nënës përballë paragjykimeve në rrjet.

Mamaja ime nuk është e përdalë”, u shpreh ajo, duke theksuar se sjellja e Mimozës në spektakël është pjesë e show-t dhe jo reflektim i karakterit të saj real.

Luka shtoi gjithashtu se Mimoza Ahmeti prej afro 20 vitesh nuk ka krijuar një lidhje tjetër, pasi ka zgjedhur t’i përkushtohet vajzave të saj.

Nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë e prapë ndenji 20 vjet vetëm për mua dhe motrën”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër, edhe vetë poetja u emocionua shumë pas surprizës në fermë, duke iu drejtuar vajzave me fjalë prekëse:

Pranoni çmendurinë time… O yjet e mia”.