Një koment i fundit në Instagram ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë sërish me aludime për një martesë mes Olës dhe Adionit.
Gjithçka nisi pasi Adioni publikoi një video nga provat me grupin muzikor, të shoqëruar me mbishkrimin:
“Koha e dasmave po vjen. Provat me grupin nuk ndalen”.
Por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen ishte komenti i Olës, e cila iu drejtua me humor:
“N’Shtator a jeni?”

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin menjëherë aludimet se çifti mund të jetë duke planifikuar një hap të madh në marrëdhënien e tyre.
Pas afrimitetit të shumëpërfolur në Ferma VIP, dyshja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe jashtë kamerave, ndërsa postimet dhe ndërveprimet e tyre në rrjet po interpretohen si sinjale të një romance gjithnjë e më serioze.
Fansat tashmë janë të bindur se martesa mund të jetë vetëm çështje kohe për Ola dhe Adioni.




