Rozana Radi dhe Erzina përballë në studio: Diskutimi për ish-partnerët ndez rrjetin...

"Goca dhe Gra" - Top Channel
"Goca dhe Gra" - Top Channel

Një diskutim mbi marrëdhëniet me ish-partnerët ka tërhequr vëmendjen e publikut në puntatën e fundit të Goca dhe Gra, ku e ftuar speciale ishte Erzina, bashkëshortja e reperit MC Kresha.

Përballë moderatoreve dhe Rozana Radi, Erzina ndau mendimin e saj të prerë për raportet me ish-partnerët pas ndarjes.

Sipas saj, kur një lidhje përfundon dhe nuk ka fëmijë në mes, nuk ka arsye për të ruajtur kontakte të afërta apo komunikim të vazhdueshëm.

Mjafton një përshëndetje kur kryqëzoheni rastësisht”, u shpreh ajo, duke theksuar se komunikimi bëhet i domosdoshëm vetëm në rastet kur ka fëmijë.

Të njëjtin mendim ndau edhe Rozana Radi, e cila deklaroi se kur një histori mbyllet, duhet të mbetet në të kaluarën.

Gjatë emisionit, Rozana e mirëpriti Erzinën me fjalë shumë pozitive:

Kënaqësi që kemi sot në studio një zonjë që na është bashkuar në ‘Goca dhe Gra’”, tha ajo.

Pjesëmarrja e Erzinës në panel ka marrë vëmendje të madhe edhe për faktin se vetëm pak ditë më parë në të njëjtin emision ishte i ftuar edhe MC Kresha, ku u diskutua për raportet personale dhe lidhjet e së kaluarës.