“Rrugaçe, pr*stitutë rrugësh” – zbulohen fjalët e rënda të Gretës ndaj Juelës që çuan në përjashtimin nga BBV...

“Rrugaçe, pr*stitutë rrugësh” – zbulohen fjalët e rënda të Gretës ndaj Juelës që çuan në përjashtimin nga BBV...

Përjashtimi i papritur i Greta Kazazi nga shtëpia e Big Brother VIP Albania ka tronditur si banorët ashtu edhe publikun, ndërsa së fundmi janë bërë të ditura edhe fjalët që çuan në këtë vendim drastik të “Vëllait të Madh”.

Ngjarja ndodhi gjatë një debati të ashpër mes Gretës dhe Juela, ku situata doli jashtë kontrollit dhe u përdor një gjuhë e rëndë, që bie ndesh me rregulloren e formatit.

Në kulmin e përplasjes, Greta iu drejtua Juelës me etiketime denigruese, duke përdorur fjalë fyese ndaj saj. Pikërisht ky fjalor i papranueshëm u bë shkak që produksioni të ndërhyjë menjëherë.

Duke qenë se Big Brother VIP Albania zbaton një politikë të tolerancës zero ndaj bullizmit dhe ofendimeve të rënda, vendimi ishte i menjëhershëm: në shtëpi mbërriti Zarfi i Zi që njoftonte përfundimin e menjëhershëm të rrugëtimit të Greta Kazazi në lojë.