“E sajova vetë kastile, sikur jam në burg” – Babai i Selinës akuzon produksionin: Si e mori vesh Rogerti?

“E sajova vetë kastile, sikur jam në burg” – Babai i Selinës akuzon produksionin: Si e mori vesh Rogerti?

Gjatë lidhjes telefonike në Big Brother VIP Fan Club, Toni Bollati nuk u ndal vetëm te debatet me Kiara Tito, por hodhi akuza të forta ndaj produksionit, duke zbuluar një “kurth” që pretendon se e ka krijuar vetë për t’i testuar.

Zanafilla e tensionit lidhet me një përplasje brenda shtëpisë mes Selina dhe Rogert Sterkaj, ku ky i fundit përdori fjalë ofenduese, duke përmendur edhe familjen e saj: “Ti e ke babain në burg.”

Toni tregoi se historia e burgut ishte një trillim i sajuar nga vetë ai jashtë shtëpisë, pikërisht për të parë nëse produksioni i jepte këtë informacion të rremë Rogertit. “E kam sajuar vetë punën e burgut, e kam sajuar aq bukur,” tha ai me bindje.

Ky fakt i dha mbështetje pretendimit të tij se, duke përdorur këtë informacion të shpikur, produksioni po favorizon Rogertin për të dëmtuar lojën e vajzës së tij.

Në përfundim, Toni theksoi se shpreson që produksioni më në fund t’i japë fjalën dhe t’i mundësojë përballjen e shumëkërkuar gjatë spektaklit të Prime-it, një mundësi që ai thotë se e ka kërkuar prej kohësh.