Gjatë lidhjes telefonike në Big Brother VIP Fan Club, Toni Bollati nuk kurseu kritikat e tij të forta ndaj dinamikave brenda shtëpisë dhe, sidomos, ndaj Mirijitë e Rogert Sterkaj dhe akuza të tjera ndaj produksionit, biseda u përqendrua te artisti, për të cilin Toni kishte bërë më parë një koment të ashpër: “Duhet kontrolluar niveli i perversitetit tek ai njeri, një punë si zhigolo do e bënte shumë mirë.”
Babai i Selinës konfirmoi qëndrimin e tij dhe akuzoi Mirin se kishte përfituar nga mirësia dhe sinqeriteti i vajzës së tij për të avancuar në lojë. Duke mos e fshehur antipatinë, ai i kërkoi panelit të mbyllnin temën:
“Ju lutem mos më bëni më pyetje për të, se e kam neveri, nuk e shikoj dot me sy!”
Në përfundim, Toni theksoi mbështetjen e pakushtëzuar për Selinën, duke e cilësuar si “vajzë mbretëreshë” dhe duke siguruar se do të qëndrojë pranë saj sa të ketë frymë, pavarësisht sulmeve brenda dhe jashtë shtëpisë.





