Pas komenteve dhe shqetësimeve të shumta në rrjetet sociale për ndryshimin në pamjen e saj fizike, Selin Bollati ka vendosur të flasë hapur për rënien në peshë.
Përmes një InstaStory, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” falënderoi ndjekësit për mesazhet e mbështetjes, duke zbuluar se së fundmi nuk ka kaluar një periudhë të lehtë.
“Jam super me fat që më ndjekin njerëz në mosha të ndryshme, sidomos shumë mama. Faleminderit shumë për çdo mesazh që keni dërguar. Në fakt nuk kam qenë shumë mirë, tani po mundohem të kujdesem pak më shumë, edhe pse me veten jam super komode me mënyrën si dukem.”

Selin Bollati via Instagram Story
Me këtë reagim, Selin Bollati u përpoq të qetësonte ndjekësit, duke theksuar se tashmë po i kushton më shumë rëndësi shëndetit dhe mirëqenies së saj.
Në fund të mesazhit, ajo përcolli edhe një apel për të gjithë, duke theksuar se pamja nuk duhet të jetë më e rëndësishme se shëndeti.
“Të dobët apo mbi peshë, mjafton të jeni të shëndetshëm dhe konfidentë.”
Për t’i dhënë fund spekulimeve, Selin Bollati zbuloi edhe peshën e saj aktuale, duke bërë të ditur se peshon 51.6 kilogramë. Deklarata e saj është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar shëndet dhe i kanë vlerësuar sinqeritetin.




